Articles about Adam Yamey in Albanian

Article from Gazeta Shqiptare 8 Dhjetore 2014:

 

 


Adam Yamey tells about 'Albania in my mind' in an interview:

 

 

It was the year 1984 when he decided to go to Albania one of the ex- Socialist bloc countries.

He was a tourist one of those 'special 'ones that took the courage to visit the' beautiful and strange' communist Albania, but Adam Yamey remains different from everyone else as he has written about those memories in his book. Albania in my mind. In the following interview he tells us about his memories of that visit and his book:


How came the idea about the book?

Memory fades. For a while, I was considering recording what I remember of my trip to Albania in 1984. Often, I told my Albanian patients stories about my trip.

One day, not long ago, one of my patients, who was brought up during the Hoxha period, said that I should write down my recollections. He said that nobody would believe him if he described the conditions of life in Albania in those days. But, for some reason best known to himself, he thought that people would believe an outsider like me. So, I started writing.



In your book you have written about the endless years you have passed searching and learning about Albania through books, news or even visiting countries near Albania only to be able to have the possibility to get as near to Albania as you could. Finally you were able to visit the country that occupied your thoughts, what made most impression on you?

Visually, the greenness of the landscape (it was April or May), the fine old Balkan buildings, the pre-WW2 Italian architecture, and the innumerable hemispherical concrete bunkers.

Beautiful, strange, but strangely welcoming, even though we were only permitted to speak with our guides, rather than 'ordinary' people.



Since your visit in 1984 Albania has undergone fundamental changes, from a secluded communist country now to a free democratic country - would you have imagined this at the time?

 Not at all. The end of the existence of the Socialist 'bloc' in Europe was unimaginable in 1984. My father, who worked alongside academics who specialised in the politics and affairs of the Socialist 'bloc' (mostly the USSR) pointed out after the Fall of the Berlin Wall that not one of these experts had ever predicted that the so-called 'Iron Curtain' would collapse.


Things change and it happens that the iron walls collapse but has the obsessive passion of Adam Yamey for Albania, changed? Would you considered yourself cured of this obsession nowadays?

 Not at all! The opposite has occurred. Writing the book has helped rekindle my interest. Also, since publishing the book, I have been in contact with a few Albanians, mostly young, whose comments and interest in the history of their country has opened my eyes to more fascinating aspects of Albania and its history.


Any plans to visit Albania again?
Are you planning to write a sequel?

Nothing concrete at the moment, but I would very much like to do so

Not exactly. I have published further writing about Albania on my blog:  http://www.yameyamey.blogspot.co.uk/ , and plan to publish more. Also, I have begun writing down my reminiscences of numerous trips that I made to the former Yugoslavia, some of which were made in order to visit parts of the country where 'ethnic' Albanians resided, and still do.


Link to article :

http://www.scribd.com/doc/132605330/The-Albanian-in-London-25th-of-March-2013 on page 22.

 

 ....AND FROM  Shqiptarja.com :

 

 

 TIRANE - Quhet Adam Robert Yamey. E ka pasur gjithë jetën e tij Shqipërinë në mendje dhe në zemër. Madje i ka dedikuar Shqipërisë një libër, i cili titullohet "Albania on my mind/ Shqipëria në mendjen time". Mësojmë për këtë personazh të veçantë dhe për librin e tij në faqen "Geg e Toskë", një hapësirë virtuale, ku vetë Adam Yamey, lexonte me kërshëri çdo informacion dhe material historik mbi Shqipërinë dhe shqiptarët.

Madje ai shkruante shpesh komentet e tij, duke i lënë me gojë hapur për horizontin e tij të dijeve rreth Shqipërisë jo vetëm administratorët e kësaj faqeje por edhe studiues të shumtë që janë anëtarë në të. Kërkojmë diçka më shumë rreth këtij personazhi dhe kuptojmë se për Adam Yamey, Shqipëria është më shumë se një pasion, ajo është obsesion.
I lidhur ngushtësisht me këtë vend diku në një cak të pambërritshëm për të asokohe, për Adamin Shqipëria u kthye në një ëndërr qysh në fëmijërinë e tij të hershme. Ai i binte kryq e tërthorë bibliotekave angleze në kërkim të Shqipërisë. Madje edhe në udhëtimet familjare në Itali, Greqi a gjetkë, kudo shkonte do të kërkonte lajme mbi Shqipërinë e izoluar.
Në rininë e tij ai mori guximin dhe i shkruajti Radio Tiranës për obsesionin e tij ndaj Atdheut tonë dhe nga Shqipëria komuniste i dhurohet një disk e një album fotografik. Ka dëgjuar BBC shqip me dekada të tëra. E derisa në vitin 1984 pati rastin ta vizitonte Shqipërinë për 2 javë, aq sa mund të vizitohej Shqipëria nën vëzhgimin e spiunëve shoqërues.
Nga ajo vizitë, nga kujtimet dhe ndjesitë që provoi, Adami shkruajti librin e tij shqipëria në mendjen time, një libër që ende nuk është përkthyer në shqip, por që nuk duhet ti mungojë bibliotekave tona.
PAK BIOGRAFI
Në biografinë që servir vetë Adam Yamey thuhet se u lind në Londër 3 muaj pasi Mbretëresha Elizabeth II u shpall Mbretëresha e Anglisë. Prindërit e tij kishin lindur në Afrikën e Jugut, por u vendosën për të jetuar në Britaninë e Madhe në vitin 1947.
Pasi ndjek shkollën Highgate, Adami studion për 12 vjet në "University College" në Londër. Diplomohet si kirurg dentar, profesion në të cilin punon që nga viti 1982.
Më tej Adam tregon në profilin e tij se në kohën e lirë lexon, gatuan, sheh filma, dhe sigurisht bën kërkime rreth temave të ndryshme duke përfshirë historinë e familjes së tij të gjerë, shumë anëtarëshe të cilët jetonin në Afrikën e Jugut. Adam jeton e punon në Londër, është i martuar dhe ka një vajzë. Të shkruarit mbetet për të një nga pasionet më të mëdha.
MBI SHQIPËRINË E TIJ...
Mbi librin e tij "Shqipëri në mendjen time" Adam ka rrëfyer se është frymëzuar pas vizitës së tij në Shqipëri në vitin 1984.
Ajo vizitë i ka lënë mbresa të forta. Adam thotë se për disa kohë, kishte menduar ti mbante shënim diku ato çfarë mbante mend nga udhëtimi i tij në Shqipëri më 1984. "U kam treguar edhe pacientëve të mi shqiptarë për këtë udhëtim. Një ditë, një nga pacientët e mi, i cili ishte rritur me kohën e Enver Hoxhës më tha se unë duhet ti shkruaja këto kujtime.
Ai tha se askush nuk do ta besonte atë nëse do të përshkruante kushtet e jetesës në Shqipëri në ato vite të vështira. Por ai besonte se njerëzit për shumë arsye do të besonin më shumë një të huaj siç isha unë në këtë rast..." Kësisoj Adam vendosi të shkruajë librin.
Ai rrëfen se në mbresat e asaj vizite kanë mbetur të pashlyera tablo nga peisazhi, gjelbërimi i pafund, pasi ai e vizitoi Shqipërinë në pranverë. Gjithashtu e tërhoqën ndërtesat e vjetra ballkanike ndërtuar me elegancë, arkitektura italiane dhe bunkerët e pafund që kishin mbirë gjithandej...
Për Adamin Shqipëria ishte e bukur, e çuditshme por çuditërisht mikpritëse edhe pse ai si turist i huaj, në kushtet e izolimit komunist nuk i lejohej që të fliste me dikë tjetër përveçse me shoqëruesit. Por edhe pse kjo vizitë kishte qenë si një prekje e ëndrrës së madhe, sërish portat e pasionit mbetën hapur.
Nuk iu fashit dëshira për të mësuar më shumë për këtë vend. Siç e thotë vetë ai, libri që shkroi e ndihmoi të rigjallërojë interesin e tij për Shqipërinë", madje të kërkojë më shumë mbi askepte të tjera tërheqëse të Shqipërisë dhe historisë së saj.
Do të pëlqente shumë të bënte një vizitë tjetër në Shqipëri, ndërsa vijon të shkruajë artikuj e mbresa që lidhen me vendin e ëndrrave. Në blogun e tij gjen mjaft shkrime të tilla për Shqipërinë dhe shqiptarët, madje ka në plan të shkruajë kujtimet e tij mbi udhëtimet e shumta në ish-Jugosllavi, disa nga të cilat siç e thotë vetë Adami, i ka bërë me idenë që të vizitojë vendet ku kanë jetuar gjithmonë shqiptarët etnikë.

 

See original article by clicking HERE